Keni celulit? Ju nuk jeni vetëm. Studime të shumta që janë bërë  vërtetojnë se 90% e grave në një moment gjatë jetës së tyre kane patur celulit. Madje edhe ato gra me një trup të rregullt e të tonifikuar kanë shfaqur shqetësime në një periudhë të caktuar.

Aq i njohur sa është celuliti, po aq shumë ekziston keqinformimi rreth shkaktarëve dhe trajtimit të tij.  Prandaj përpara se të merrni vendim për të shpenzuar para për të blerë produkte nga më të ndryshmit për trajtimin e celulitit, është mirë të lexoni deri në fund për mitet dhe faktet rreth tij.

Celuliti shkaktohet nga Toksina në trupin tuaj    –        MIT

Shkaktarët e vërtetë të celulitit janë depozitat yndyrore të cilat shtypin  fibrat e kolagjenit apo indin lidhor nën lëkurë të përqëndruara kryesisht në vithe, kofshë, krahë por edhe në zona të tjera të trupit. Indi lidhor mund të dobësohet nga hormonet, mungesa e ushtrimit dhe tonifikimit të muskujve, yndyrnat e tepërta dhe qarkullimi i dobët i gjakut. Pra nga dermatologët rezulton se shkaktar i celulitit nuk janë toksinat e tepërta në trup.

Femrat kanë më shumë celulit se meshkujt       –         FAKT

Femrat kanë tendencë për të vendosur më shumë depozita dhjamore se meshkujt sidomos ne zonën e vitheve dhe kofshëve. Meshkujt kane inde lidhore më shumë se femrat dhe kjo bën qe dhjami i tyre të jetë më i tendosur dhe lëkura është më e tonifikuar. Nga dermatologë të famshëm është vlerësuar se 10% e meshkujve kanë celulit, një përqindje kjo shumë e ulët në krahasim me femrat.

Celuliti përkeqësohet me kalimin e moshës        –        FAKT

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në pamjen e celulitit. Grave në moshë  trupi i tyre ju prodhon më pak estrogjen, një hormon ky që ndihmon shumë për një qarkullim të mirë të gjakut. Më pak estrogjen në trup do të thotë qarkullim jo i mirë i gjakut, rënie e prodhimit të kolagjenit të ri dhe shkatërrim i indit lidhor ekzistent.

Celuliti mund të jetë prezent në genet tuaja      –        FAKT

Nëse mamaja apo gjyshja juaj ka patur celulit atëherë dhe ju keni më shumë probabilitet për të patur.  Gjenetika është vetëm një pjesë e vogel e enigmës së celulitit.

Celuliti ndodh vetëm tek personat mbi peshë      –        MIT

Mbipesha zakonisht e bën më të dukshëm celulitin. Por celuliti shfaqet gjithashtu edhe tek personat elegant ose me forma të ndryshme trupore. Shira Ein-Dor, pronarja e  “American Cellulite Reduction Center “ në New York City tregon se ka trajtuar për celulitin edhe modele të Victoria Secret edhe pse ato ushqehen mirë, ushtrohen mjaftueshëm fizikisht kanë celulit.

Ushtrimet fizike reduktojnë dukshëm celulitin    –       FAKT

Ushtrimet e rregullta fizike nuk kurojnë celulitin por ndihmojnë në reduktimin e pamjes së tij. Duke rritur masën muskulare nxitet tonfikimi i lekurës dhe si rrjedhojë celuliti është më pak i dukshëm.

Procedurat jo-invazive funksionojnë vërtet për eliminimin e celulitit         –       FAKT

Trajtimet jo-invazive janë shumë herë më shumë efektive se produktet kozmetike ose kremërat anti-celulit.  Ka disa aparatura laser ose radiofrekuencë të cilat japin një rezultat shumë të mirë. Si psh: LPG Lipomassage, trajtim që kryhet në 15 seanca të rregullta. Gjithashtu trajtimi me radiofrekuencë THERMAGE. Është cilësuar nga mjekët dermatologë në USA si një ndër trajtimet më efikase anti-celulit i cili kryhet në një seancë të vetme.  Këto aparatura inovative gjënden në Klinikën Dermo-Estetike VIVIA.

Ushqime të ndryshme ndihmojnë në luftën kundër celulitin       –         FAKT

Hidratimi jo vetëm nëpërmjëet konsumimit të lëngjeve  por edhe nëpërmjet ushqimeve. Dieta juaj duhet të jetë e pasur me perime dhe fruta me përmbajtje të larte uji, si: domatja, kastraveci, speci, portokallet, mandarina, limoni etj, të cilat përmbajnë deri në 90% ujë.

Kremrat anti-celulit mund ta kurojnë atë         –          MIT

Studimet kanë vërtetuar se produktet me përmbajtje retinoli mund të ndihmojnë përkohësisht në reduktimin e pamjes së celulitit duke e rritur elastisicitetin e lëkurës dhe kamufluar topthat e dhjamit. Gjithashtu produktet me përmbajtje kafeine ose ginger ndihmojnë në qarkullimin e gjakut por nuk kurojnë celulitin, thjesht e bëjnë pamjen e tij më të mirë. Dermatologët mendojnë se produktet kozmetike japin nje rezultat fare të vogël ose fare rezultat në kurimin e celulitit.

Duhanpirja ndikon në zhvillimin e celulitit         –       FAKT

Duhanpirja ka një efekt negativ në dehitratimin e lëkurës, probleme në qarkullimin e gjakut, humbjen e elasticitetit etj. Pra është e dukshme që efektet negative janë të shumëta dhe si rrjedhojë celuliti te femrat duhanpirëse është më i dukshëm.

  • Rreth Nesh

    Klinika Vivia ka sjellë për herë të parë në Shqipëri fjalën e fundit të teknologjisë në funksion të dermo-estetikës. Vivia ofron një gamë të gjerë trajtimesh me laser dhe aparatura të tjera, të gjitha të aprovuara nga FDA (Agjensia e kontrollit të ushqimeve dhe ilaceve). Këto trajtime aplikohen nga mjekët dermatolog, kirurg plastik dhe fizioterapist me teknikat më të fundit në fushën e estetikes jokirurgjikale.