Plakja e lëkurës: Pse ndodh dhe a mund ta kontrollojmë???

Dr. Irena Savo Jorgaqi

Klinika Dermo-Estetike VIVIA

Lëkura luan një rol të rëndësishëm në prezantimin tonë vizual dhe në marrdhëniet sociale qe krijojmë. Ajo reflekton me shumë se cdo organ tjetër moshën dhe shenjat e plakjes. Kjo e fundit influencohet nga shume faktore si ato genetikë, hormonalë, rrezatimi ultraviolet, ndotja ambjentale, konsumi i duhanit, problemet mjekesore…

Procedurat kozmetike nuk kërkojnë patjetër anestezi, bisturi apo sallë operacioni. Procedura të lehta, që mund të realizohen në një klinikë dermo-estetike në më pak se një orë, po bëhen gjithmonë e më të shpeshta.

Më poshtë po rendisim disa nga metodat që ofrojnë rinim të lëkurës:

Botox ose toksina botulinike – është një toksinë e purifikuar që shkakton relaksim të përkohshëm të muskuve të mimikës dhe si rrjedhim shtrirje të rudhave të padëshiruara të shkaktuara nga këta muskuj. Ky trajtim konsiston në injektimin e sasive të vogla të toksinës botulinike në muskujt e mimikës me anën e disa ageve shumë të holla. Zonat që trajtohen janë rrudhat vertikale midis vetullave dhe në hundë, rrudhat rreth syve, rrudhat horizontale në ball apo bandat muskulare të platismës në qafë.

Fillerat ose mbushësit kozmetikë përfaqësojnë gjithashtu një alternativë shumë popullore të rigjenerimit facial jokirurgjikal. Ata rikthejnë volumin e humbur nën lëkurë duke sheshuar rrudhat dhe duke mbushur brazdat e krijuara si pasojë e procesit të plakjes. Arritjet e fundit të teknologjisë kanë siguruar produkte me rezultate gjithmonë e më natyrale që zgjasin më shumë.

Mezoterapia – Procedurë mjkësore që konsiston në mikroinjektime të substancave të ndryshme si vitamina, minerale, aminoacide, acid hialuronik, ekstrakte natyrale bimore, agjentë farmaceutikë etj në mezodermë ose shtresën e mesme të lëkurës. Aplikohet në fytyrë për një lëkurë më vitale, me më pak rrudha dhe më të tonifikuar por dhe në trup për trajtimin e depozitave dhjamore dhe celulitit. Aplikimi i terapisë në mënyrë periodike është i nevojshëm në mënyrë që të ruhet efikasiteti i trajtimit.

PRP (plazëm e pasuruar me trombocite) –  njihet ndryshe si “vampire lifting”. Konsiston në injeksione të shpeshta në lëkurë të PRP – ajo pjesë e gjakut që përmban faktorë të rritjes dhe citokina që stimulojnë rigjenerim te lekurës. Është një nga trajtimet që po kërkohet gjithmonë e më shumë sepse nxit rigjenerim natyral për një lëkurë më të re, vitale, më të tonifikuar, me rudha të pakësuara dhe përmirësim të teksturës sidomos në zonën e syve ku shoqërohet me përmirësim të rrathëve të zinj.

Lazerat janë të shumtë dhe specifikë në varësi të problemit dhe të moshës. Kështu psh për një lëkurë të re por me njolla nje kategori lazeri si Nd/Yag Q:Sëitched (Medlite ne Klinkën Vivia) do te ofronte një rigjenerim të lehtë, shkëlqim të lëkurës dhe zbehje të njollave pa shkaktuar skuqje apo irritime të lëkurës që do pengonin pacientin nga aktiviteti i përditshëm. Ndërsa, lazerat fraksionalë si Fraxeli që është i pari lazer që ofron sipërafaqe të re të lëkurës  në mënyrë joablative mund të përdoret kur duam një rigjenerim më intensiv të lëkurës. Ky lazer realizon reduktim të ndjeshëm të rrudhave, përmirësim të teksturës së lëkurës, pakësim të diametrit të poreve, trajtim të hiperpigmentimeve kafe ndërsa në trup mund të përdoret për trajtimin e strijeve dhe cikatriceve apo shenjave pas operacioneve.

Radiofrekuencë– emetim i valëve radiofrekuente për të nxitur jo vetëm rigjenerim të fibrave të kolagenit por edhe shkurtim të tyre për të dhënë efektin tërheqës apo lifting. Radiofrekuenca monopolare si Thermage është një nga trajtimet elitë sot në fushën e Dermo-estetikës pasi aplikohet ne një seancë të vetme për një efikasitet që përmirësohet në kohë përgjatë 6-12 muajve në vazhdim të trajtimit dhe që zgjat me vite.

Silhouette Soft – trajtim që është zhvilluar vetëm vitet e fundit edhe në Europë. Konsiston në vendosjen ne dermë të fijeve me përmbajtje Acidi polilaktik- një material biostimulues i absorbueshëm. Efekti lifting është i menjëhershëm ndërsa rigjenerimi i kolagenit vazhdon dhe përmirësohet në muajt në vazhdim.

Pra alternativat e rinimit janë të shumta dhe të ndryshme. Cdo individ mund të zgjedhë trajtimin më të përshtatshëm për të pasi diskuton me mjekun karakteristikat individuale të lëkurës së tij dhe problemet që ajo paraqet. .

 

10 Mite dhe Fakte rreth Celulitit

Keni celulit? Ju nuk jeni vetëm. Studime të shumta që janë bërë  vërtetojnë se 90% e grave në një moment gjatë jetës së tyre kane patur celulit. Madje edhe ato gra me një trup të rregullt e të tonifikuar kanë shfaqur shqetësime në një periudhë të caktuar.

Aq i njohur sa është celuliti, po aq shumë ekziston keqinformimi rreth shkaktarëve dhe trajtimit të tij.  Prandaj përpara se të merrni vendim për të shpenzuar para për të blerë produkte nga më të ndryshmit për trajtimin e celulitit, është mirë të lexoni deri në fund për mitet dhe faktet rreth tij.

Celuliti shkaktohet nga Toksina në trupin tuaj    –        MIT

Shkaktarët e vërtetë të celulitit janë depozitat yndyrore të cilat shtypin  fibrat e kolagjenit apo indin lidhor nën lëkurë të përqëndruara kryesisht në vithe, kofshë, krahë por edhe në zona të tjera të trupit. Indi lidhor mund të dobësohet nga hormonet, mungesa e ushtrimit dhe tonifikimit të muskujve, yndyrnat e tepërta dhe qarkullimi i dobët i gjakut. Pra nga dermatologët rezulton se shkaktar i celulitit nuk janë toksinat e tepërta në trup.

Femrat kanë më shumë celulit se meshkujt       –         FAKT

Femrat kanë tendencë për të vendosur më shumë depozita dhjamore se meshkujt sidomos ne zonën e vitheve dhe kofshëve. Meshkujt kane inde lidhore më shumë se femrat dhe kjo bën qe dhjami i tyre të jetë më i tendosur dhe lëkura është më e tonifikuar. Nga dermatologë të famshëm është vlerësuar se 10% e meshkujve kanë celulit, një përqindje kjo shumë e ulët në krahasim me femrat.

Celuliti përkeqësohet me kalimin e moshës        –        FAKT

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në pamjen e celulitit. Grave në moshë  trupi i tyre ju prodhon më pak estrogjen, një hormon ky që ndihmon shumë për një qarkullim të mirë të gjakut. Më pak estrogjen në trup do të thotë qarkullim jo i mirë i gjakut, rënie e prodhimit të kolagjenit të ri dhe shkatërrim i indit lidhor ekzistent.

Celuliti mund të jetë prezent në genet tuaja      –        FAKT

Nëse mamaja apo gjyshja juaj ka patur celulit atëherë dhe ju keni më shumë probabilitet për të patur.  Gjenetika është vetëm një pjesë e vogel e enigmës së celulitit.

Celuliti ndodh vetëm tek personat mbi peshë      –        MIT

Mbipesha zakonisht e bën më të dukshëm celulitin. Por celuliti shfaqet gjithashtu edhe tek personat elegant ose me forma të ndryshme trupore. Shira Ein-Dor, pronarja e  “American Cellulite Reduction Center “ në New York City tregon se ka trajtuar për celulitin edhe modele të Victoria Secret edhe pse ato ushqehen mirë, ushtrohen mjaftueshëm fizikisht kanë celulit.

Ushtrimet fizike reduktojnë dukshëm celulitin    –       FAKT

Ushtrimet e rregullta fizike nuk kurojnë celulitin por ndihmojnë në reduktimin e pamjes së tij. Duke rritur masën muskulare nxitet tonfikimi i lekurës dhe si rrjedhojë celuliti është më pak i dukshëm.

Procedurat jo-invazive funksionojnë vërtet për eliminimin e celulitit         –       FAKT

Trajtimet jo-invazive janë shumë herë më shumë efektive se produktet kozmetike ose kremërat anti-celulit.  Ka disa aparatura laser ose radiofrekuencë të cilat japin një rezultat shumë të mirë. Si psh: LPG Lipomassage, trajtim që kryhet në 15 seanca të rregullta. Gjithashtu trajtimi me radiofrekuencë THERMAGE. Është cilësuar nga mjekët dermatologë në USA si një ndër trajtimet më efikase anti-celulit i cili kryhet në një seancë të vetme.  Këto aparatura inovative gjënden në Klinikën Dermo-Estetike VIVIA.

Ushqime të ndryshme ndihmojnë në luftën kundër celulitin       –         FAKT

Hidratimi jo vetëm nëpërmjëet konsumimit të lëngjeve  por edhe nëpërmjet ushqimeve. Dieta juaj duhet të jetë e pasur me perime dhe fruta me përmbajtje të larte uji, si: domatja, kastraveci, speci, portokallet, mandarina, limoni etj, të cilat përmbajnë deri në 90% ujë.

Kremrat anti-celulit mund ta kurojnë atë         –          MIT

Studimet kanë vërtetuar se produktet me përmbajtje retinoli mund të ndihmojnë përkohësisht në reduktimin e pamjes së celulitit duke e rritur elastisicitetin e lëkurës dhe kamufluar topthat e dhjamit. Gjithashtu produktet me përmbajtje kafeine ose ginger ndihmojnë në qarkullimin e gjakut por nuk kurojnë celulitin, thjesht e bëjnë pamjen e tij më të mirë. Dermatologët mendojnë se produktet kozmetike japin nje rezultat fare të vogël ose fare rezultat në kurimin e celulitit.

Duhanpirja ndikon në zhvillimin e celulitit         –       FAKT

Duhanpirja ka një efekt negativ në dehitratimin e lëkurës, probleme në qarkullimin e gjakut, humbjen e elasticitetit etj. Pra është e dukshme që efektet negative janë të shumëta dhe si rrjedhojë celuliti te femrat duhanpirëse është më i dukshëm.

Si funksionon trajtimi ZELTIQ?

Trajtimi Zeltiq është i rehatshëm e pa dhimbje. Konsulta me mjeken është e nevojshme përpara trajtimit, për të përcaktuar numrin e trajtimeve të nevojshme për të arritur rezultatet e kërkuara.

Procedura fillon me aplikimin e një xheli të lehtë në zonën ku do të punohet. Me hyrjen e pajisjes në punë, pacienti ndjen një ndjesi ftohjeje e më pas zona ku po punohet, mpihet. Trajtimi zgjat zakonisht një orë për cdo zonë te trajtuar.

Pas trajtimit pacienti mund të ketë skuqje ne zonën e trajtuar, e cila zgjat për rreth 20 minuta e më pas mund t’i kthehet menjëherë aktivitetit normal. Rezultatet fillojnë e shfaqen 3 javë pas trajtimit e plotësohen pas 2-4 muajsh, ndërkohë që procesi natyral i trupit për të shpërbër qelizat e ngrira të djamit ka hyrë në punë. Eliminimi i masës dhjamore realizohet nga 20% deri në 40%.

Mezoterapia

Për mezoterapinë ka kohë që flitet në mjekesinë estetike dhe përbën terapinë më të zgjedhur për celulitin dhe lipodistrofine. Për herë të parë është praktikuar nga Dr. Michel Pistor në 1952. Në 1987 është pranuar nga Akademia Mjekësore Franceze si pjesë e mjekësisë tradicionale.
Në Francë më tepër se 15.000 mjekë kurojnë më tepër se 60 000 pacientë në ditë me anë të kësaj terapie. 14 shtete nga Europa , Afrika dhe Amerika Lindore të cilat bëjnë pjesë në Shoqatën Internacionale të Mezoterapisë e praktikojnë me sukses atë.
Kuptimi i fjalës mezoterapi do të thotë terapia e shtresës së mesme të lëkurës. Duke përdorur shiringa shumë të holla me gjatesi 4-6 mm injektohen lokalisht sasi shumë të vogla ilacesh. Sipas indikimit përdoren përzierje të ndryshme ilacesh të cilat injektohen 5-10 minuta poshtë lëkurës. Mezoterapia bazohet në praktikat e tjera mjekësore.
Në cilat raste përdorim mezoterapinë?

Përdorime Estetike
1. Celuliti
2. Rënia e flokëve
3. Plasaritjet e lekures te cilat krijohen gjate adoleshences ose shtatzanise
4. Rinimi i fytyres
5. Shenjat e plageve (cikatricet)

Përdorime të Tjera
1. Reumatologji
2. Probleme në qarkullimin e gjakut (varicet dhe ulcerat e krijuara nga varicet )
3. Migrena
4. Mjekësia Sportive

Minimumi ndërmjet seancave të mezoterapisë duhet të jete 1 javë. Ilaci që injektohet në një seancë nuk duhet të kalojë dozën prej 10cc. Efektet anësore zakonisht ndodhin kur ka seanca më të shpeshta dhe kur kalohet doza e lejuar.

Kur nuk duhet të përdorim mezoterapinë?
1. Insuficiencia kardiake
2. Diabet
3. Probleme në veshka
4. Paciente që përdorin antikoagulatore

Mezoterapia është një terapi e vërtetuar në mjekësinë tradicionale. Përdorimi i saj në shumë shtete nga mijëra mjekë çdo ditë është vërtetimi më i fortë që është një praktikë efektive. Dialogu mjek-pacient është i nevojshëm që të ketë rezultate të shpejta dhe të kënaqshme.
Nuk duhet të presim rezultate të shpejta duke e parë mezoterapinë si mrekulli për rregullimet e lëkurës.

Trajtime fytyre me vitamina

Sezoni i verës përfundoi, por për lëkurën duhet rifilluar përkujdesje maksimale.

Klinika VIVIA ju ndihmon të rifreskoni fytyrën tuaj nga dëmtimet e diellit. Gjatë ekspozimit në diell lëkura pëson ndrsyhime të tilla si dehidratimi, shtimi i rrudhave dhe njollave. Për të përmirësuar gjëndjen e lëkurës suaj, mund të zgjidhni maskën anti-oksidante me Vitamin E, e cila hidraton dhe rigjeneron fytyrën tuaj. Gjithashtu mund të zgjidhni dhe trajtimin e maskës me Vitamin C që ndihmon për përmirësimin e njollave kafe, ushqen lëkurën dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës.

 

  • Rreth Nesh

    Klinika Vivia ka sjellë për herë të parë në Shqipëri fjalën e fundit të teknologjisë në funksion të dermo-estetikës. Vivia ofron një gamë të gjerë trajtimesh me laser dhe aparatura të tjera, të gjitha të aprovuara nga FDA (Agjensia e kontrollit të ushqimeve dhe ilaceve). Këto trajtime aplikohen nga mjekët dermatolog, kirurg plastik dhe fizioterapist me teknikat më të fundit në fushën e estetikes jokirurgjikale.