Dr. Irena Savo Jorgaqi

Klinika Dermo-Estetike VIVIA

Lëkura luan një rol të rëndësishëm në prezantimin tonë vizual dhe në marrdhëniet sociale qe krijojmë. Ajo reflekton me shumë se cdo organ tjetër moshën dhe shenjat e plakjes. Kjo e fundit influencohet nga shume faktore si ato genetikë, hormonalë, rrezatimi ultraviolet, ndotja ambjentale, konsumi i duhanit, problemet mjekesore…

Procedurat kozmetike nuk kërkojnë patjetër anestezi, bisturi apo sallë operacioni. Procedura të lehta, që mund të realizohen në një klinikë dermo-estetike në më pak se një orë, po bëhen gjithmonë e më të shpeshta.

Më poshtë po rendisim disa nga metodat që ofrojnë rinim të lëkurës:

Botox ose toksina botulinike – është një toksinë e purifikuar që shkakton relaksim të përkohshëm të muskuve të mimikës dhe si rrjedhim shtrirje të rudhave të padëshiruara të shkaktuara nga këta muskuj. Ky trajtim konsiston në injektimin e sasive të vogla të toksinës botulinike në muskujt e mimikës me anën e disa ageve shumë të holla. Zonat që trajtohen janë rrudhat vertikale midis vetullave dhe në hundë, rrudhat rreth syve, rrudhat horizontale në ball apo bandat muskulare të platismës në qafë.

Fillerat ose mbushësit kozmetikë përfaqësojnë gjithashtu një alternativë shumë popullore të rigjenerimit facial jokirurgjikal. Ata rikthejnë volumin e humbur nën lëkurë duke sheshuar rrudhat dhe duke mbushur brazdat e krijuara si pasojë e procesit të plakjes. Arritjet e fundit të teknologjisë kanë siguruar produkte me rezultate gjithmonë e më natyrale që zgjasin më shumë.

Mezoterapia – Procedurë mjkësore që konsiston në mikroinjektime të substancave të ndryshme si vitamina, minerale, aminoacide, acid hialuronik, ekstrakte natyrale bimore, agjentë farmaceutikë etj në mezodermë ose shtresën e mesme të lëkurës. Aplikohet në fytyrë për një lëkurë më vitale, me më pak rrudha dhe më të tonifikuar por dhe në trup për trajtimin e depozitave dhjamore dhe celulitit. Aplikimi i terapisë në mënyrë periodike është i nevojshëm në mënyrë që të ruhet efikasiteti i trajtimit.

PRP (plazëm e pasuruar me trombocite) –  njihet ndryshe si “vampire lifting”. Konsiston në injeksione të shpeshta në lëkurë të PRP – ajo pjesë e gjakut që përmban faktorë të rritjes dhe citokina që stimulojnë rigjenerim te lekurës. Është një nga trajtimet që po kërkohet gjithmonë e më shumë sepse nxit rigjenerim natyral për një lëkurë më të re, vitale, më të tonifikuar, me rudha të pakësuara dhe përmirësim të teksturës sidomos në zonën e syve ku shoqërohet me përmirësim të rrathëve të zinj.

Lazerat janë të shumtë dhe specifikë në varësi të problemit dhe të moshës. Kështu psh për një lëkurë të re por me njolla nje kategori lazeri si Nd/Yag Q:Sëitched (Medlite ne Klinkën Vivia) do te ofronte një rigjenerim të lehtë, shkëlqim të lëkurës dhe zbehje të njollave pa shkaktuar skuqje apo irritime të lëkurës që do pengonin pacientin nga aktiviteti i përditshëm. Ndërsa, lazerat fraksionalë si Fraxeli që është i pari lazer që ofron sipërafaqe të re të lëkurës  në mënyrë joablative mund të përdoret kur duam një rigjenerim më intensiv të lëkurës. Ky lazer realizon reduktim të ndjeshëm të rrudhave, përmirësim të teksturës së lëkurës, pakësim të diametrit të poreve, trajtim të hiperpigmentimeve kafe ndërsa në trup mund të përdoret për trajtimin e strijeve dhe cikatriceve apo shenjave pas operacioneve.

Radiofrekuencë– emetim i valëve radiofrekuente për të nxitur jo vetëm rigjenerim të fibrave të kolagenit por edhe shkurtim të tyre për të dhënë efektin tërheqës apo lifting. Radiofrekuenca monopolare si Thermage është një nga trajtimet elitë sot në fushën e Dermo-estetikës pasi aplikohet ne një seancë të vetme për një efikasitet që përmirësohet në kohë përgjatë 6-12 muajve në vazhdim të trajtimit dhe që zgjat me vite.

Silhouette Soft – trajtim që është zhvilluar vetëm vitet e fundit edhe në Europë. Konsiston në vendosjen ne dermë të fijeve me përmbajtje Acidi polilaktik- një material biostimulues i absorbueshëm. Efekti lifting është i menjëhershëm ndërsa rigjenerimi i kolagenit vazhdon dhe përmirësohet në muajt në vazhdim.

Pra alternativat e rinimit janë të shumta dhe të ndryshme. Cdo individ mund të zgjedhë trajtimin më të përshtatshëm për të pasi diskuton me mjekun karakteristikat individuale të lëkurës së tij dhe problemet që ajo paraqet. .

 

  • Rreth Nesh

    Klinika Vivia ka sjellë për herë të parë në Shqipëri fjalën e fundit të teknologjisë në funksion të dermo-estetikës. Vivia ofron një gamë të gjerë trajtimesh me laser dhe aparatura të tjera, të gjitha të aprovuara nga FDA (Agjensia e kontrollit të ushqimeve dhe ilaceve). Këto trajtime aplikohen nga mjekët dermatolog, kirurg plastik dhe fizioterapist me teknikat më të fundit në fushën e estetikes jokirurgjikale.