DEPILIMI PERMANENT ME LASER

  • A është depilimi me lazer i përhershëm (permanent)?

    Deri më sot asnjë lazer nuk ka marrë aprovimin e FDA për depilim të përhershëm të qimeve. Gjithsesi, MedArt 435 është ndër lazerat e paktë që janë njohur nga FDA për reduktimin permanent të qimeve deri në 85% ose më shumë. Është e mundur që pas një numri të caktuar seancash, folikujt (rrënjët e qimeve) në zonën e trajtuar mund të mos shkatërrohen plotësisht por prodhojnë vetëm qime të holla pothuajse te padukshme të cilat nuk detektohen më nga lazeri.

  • A është ky trajtim i sigurt?

    MedArt 435 ka një gjatësi vale 810 nm, gjatësi kjo që nuk i kapërcen kufijtë e shtresave të lëkurës dhe përthithet specifikisht vetëm nga pigmenti (melanina) që gjendet ne folikulin e qimes, duke mos prekur indin përreth. MedArt 435 ka të inkorporuar një sistem ftohës që mënjanon irritimet e mundshme të lëkurës.

  • Sa trajtime mund të më nevojiten?

    Numri i trajtimeve varet nga ngjyra e qimes dhe e lëkurës. Sa me e çelët lëkura dhe më e errët qimja aq më lehtësisht të trajtueshme janë. Numri i seancave përgjithësisht varion nga 6-10.

  • Kush i aplikon trajtimet?

    Trajtimet aplikohen nga mjeke të trajnuara dhe specializuara për një gamë të gjërë shërbimesh dermo-estetike me lazer.

  • Për sa kohë fillojnë të duken rezultatet?

    Rezultatet duken 10-15 ditë pas çdo seance.

FRAXEL

  • Cilat janë përfitimet e trajtimit me Fraxel?

    • Lëkurë më e lëmuar dhe e freskët
    • Teksturë e përmirësuar e lëkurës
    • Eliminimi i njollave kafe të padëshiruara
    • Pakësim i dukshëm i rrudhave rreth syve
    • Përmirësim i shenjave të akneve dhe shenjave postkirurgjikale
  • Si është proçedura e trajtimit me Fraxel?

    Në fillim pastrohet lëkura e zonës që do të trajtohet,pastaj vendoset një krem anestezik 30-60 min përpara trajtimit. Një seancë me fraxel re:store për të gjithë fytyrën zgjat 25-30 min.

  • Sa seanca do të më duhen dhe sa larg njëra-tjetrës aplikohen?

    Numri i seancave dhe koha në mes tyre varet nga patologjia e lëkurës suaj dhe aftësia e saj për tu rigjeneruar. Periudha kohore mes seancave është 2 deri në 4 javë. Rezultatet janë të menjëhershme dhe progresive, me përmirësim optimal dhe të dukshëm, zakonisht në 2-3 muajt e parë. Kjo periudhë kohore mundëson shërimin e plotë dhe prodhimin e kolagjenit të ri dhe elastinës për të zëvendësuar indet e dëmtuara.

  • Si të kujdesem për lëkurën pas trajtimit me Fraxel?

    • Përdorni krem mbrojtës ndaj rrezeve të diellit me SPF 30 ose më shumë.
    • Evitoni ekspozimin e gjatë në diell për të paktën 3 muaj pas trajtimit.
  • Sa kushton një trajtim me Fraxel re:store për të gjithë fytyrën?

    Një trajtim me Fraxel re:store për të gjithë fytyrën kushton 500 Euro.

THERMAGE

  • Çfarë mund të trajtohet me Thermage?

    Me Thermage mund të trajtohet plakja, rrudhat dhe lëshimi i lëkurës së fytyrës dhe syve. Gjithashtu mund të trajtohet celuliti në zonën e kofshëve dhe vitheve, trajtim ky që shoqërohet me tonifikim, konturim dhe ngritje të tyre. Thermage është një alternativë shumë e mirë trajtimi e rrudhosjes dhe varjes së lëkurës së krahëve dhe barkut sidomos pas shtatzanisë.

  • Sa seanca rekomandohen për një efekt të kënaqshëm?

    Thermage aplikohet në një seancë te vetme.

  • Sa kohë pas aplikimit vihen re efektet dhe sa kohë zgjasin?

    Efektet fillojnë të bëhen të dukshme 2 deri në 6 muaj pas aplikimit të Thermage. Rezultatet mund të zgjasin për shumë vite, në varësi kjo të tipit të lëkurës dhe moshës.

  • Sa kohë zgjat trajtimi?

    Koha e trajtimit varet nga zona që trajtohet , 30 deri në 90 minuta.

  • A shoqërohet me efekte anësore?

    Efektet anësore janë shumë të rralla. Përfshijnë skuqje, enjtje, formimin e vezikulave të mbushura me ujë të cilat më vonë formojnë kore dhe zhduken.

ZELTIQ

  • Çfarë rezultatesh priten pas trajtimit?

    Sipas studimeve klinike pas një procedure me Zeltiq pritet një pakësim 20% deri në 40% i indit dhjamor në zonën e trajtuar. Zeltiq mund të përsëritet disa herë sipas pritshmërisë së çdo pacienti. Ju mund të vendosni për numrin e trajtimeve së bashku me mjekun tuaj.

  • Çfarë ndjen gjatë trajtimit me Zeltiq?

    Në minutat e para të trajtimit ju do të keni një ndjesi tërheqjeje dhe ftohjeje. Kjo kalon shpejt dhe pjesa tjetër e trajtimit që zgjat rreth një ore është e rehatshme. Ju mund ta kaloni kohën duke lexuar, punuar në laptop apo dhe duke fjetur.

  • Kur do të shoh rezultate?

    Ju mund të filloni të shihni rezultatet e para që pas tre javësh e ato më të dukshmet pas dy muajve. Por trupi juaj vazhdon të eliminojë gradualisht qelizat dhjamore të shkatëruara nga Zeltiq deri në 6 muaj pas trajtimit.

  • A janë rezultatet të përhershme (permanente)?

    Zeltiq eliminon qelizat dhjamore në zonën e trajtuar por ju duhet të vazhdoni të ruani peshën tuaj konstante duke u kujdesur për ushqimin dhe aktivitetin fizik duke bërë të mundur që rezultatet e Zeltiq të jenë afatgjata.

LPG (Lipomassage)

  • Sa kohë duhet për të parë rezultatet?

    Ju mund të dalloni ndryshimin që pas seancës së parë. Zonat e trajtuara bëhen më pak voluminoze dhe kanë një qarkullim më të mirë të gjakut. Lëkura juaj bëhet më e butë dhe e lëmuar. Pas 6 seancash rezultatet janë akoma më të dukshme: lëkura juaj, në fillim e ngjashme me lëkurën e portokallit, tashmë është më e njëtrajtshme dhe e lëmuar, dhe format tuaja janë më të rregullta dhe të tonifikuara.

  • A duhet ndjekur ndonjë dietë njëkohësisht me seancat e LPG?

    Gjithçka varet nga pesha dhe pritshmëritë tuaja. Pothuajse të gjitha llojet e dietave ju ndihmojnë të humbni peshë, por rrallë ju ndihmojnë për humbjen e peshës në pjesët e trupit që ju dëshironi. Efekti i LPG-së nuk ndikohet nga asnjë lloj diete. Lippomassage trajton pikërisht shtresat dhjamore të zonave që ne specifikisht dëshirojmë.

  • Pse duhet të jemi aktiv pas seancave të LPG?

    Të qënit aktiv pas LPG i përforcon rezultatet e saj.

  • A janë afatgjatë rezultatet?

    Rezultatet shfaqen shpejt dhe zgjasin. Zakonisht është e mjaftueshme një seancë mirëmbajtjeje në muaj, pas përfundimit të një programi me LPG.

  • Në cilat raste nuk mund te aplikohet LPG?

    LPG nuk mund të aplikohet gjatë shtatëzanisë, në rastet e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut, herniet inguinale, flebitis, infeksione të lëkurës dhe në rastet e sëmundjeve kancerogjene

MBUSHES KOZMETIK

  • Çfarë janë mbushësit kozmetikë dhe përse përdoren?

    Mbushësit kozmetikë kanë si bazë acidin hyaluronic, një substancë organike që lidh ujin në qeliza. Përdoren për trajtimin e rrudhave të moderuara ose të thella, gropave, rritjen e volumit të buzëve, konturimin e fytyrës.

  • Sa kohë pas aplikimit duken efektet?

    Efektet janë të dukshme menjëherë pas injektimit të substancës mbushëse.

  • Sa kohë zgjat efekti?

    Efekti zgjat 6 deri në 12 muaj.

  • A shoqërohet trajtimi me shenja në lëkurë dhe kur mund ti rikthehem aktivitetit të përditshëm?

    Në raste të rralla trajtimi mund të shoqërohet me shenja të zeza-blu të cilat kalojnë brenda pak ditëve. Ju mund ti ktheheni menjëherë aktivitetit tuaj të përditshëm.

BOTOX

  • Kur shihen rezultatet pas trajtimit me Botox dhe sa zgjasin efektet e tij?

    Rezultatet fillojnë të duken 3 ditë pas trajtimit dhe arrijnë maksimumin e tyre 7-10 ditë më pas. Efekti i botox-it zgjat 4-6 muaj.

  • Kush i kryen trajtimet me botox?

    Botox-i, në klinikën tonë aplikohet nga mjekë të specializuar në fushën e dermoestetikes.

  • A do të ndryshojë mimika ime pas trajtimit me botox?

    Pavarësisht se rezultatet e botox-it janë të dukshme, mimika e fytyrës suaj nuk ndryshon në mënyrë radikale. Shprehija e fytyrës mbetet natyrale por tashmë me më pak rrudha.

  • Çfarë ndodh nëse unë vendos të mos e vazhdoj trajtimin me botox?

    Në momentin që ju vendosni të mos e vazhdoni trajtimin me botox, ktheheni në gjendjen që ishit para trajtimit ndërkohë, keni shmangur krijimin e rrudhave të reja gjatë kohës që keni qenë nën efektin e botox-it.

  • Sa kushton një trajtim me botox?

    Një trajtim kushton 250 euro.

PEELING KIMIK

  • A mund të aplikohet peeling dhe në lëkurat pa probleme dhe pse?

    Peeling mund të aplikohet në çdo tip lëkure. Aplikimi i peeling e bën çdo lëkurë të duket më e lëmuar, e shkëlqyeshme dhe vitale.

  • Sa seanca rekomandohen për një rezultat të dukshëm?

    Zakonisht, 4-6 seanca janë të mjaftueshme për një efekt të kënaqshëm. Në lëkura me probleme mund të nevojiten deri në 8 seanca.

  • Në çfarë sezoni rekomandohet trajtimi i lëkurës me peeling?

    Trajtimet rekomandohen të kryhen gjatë sezonit vjeshtë-dimër.

  • A është e nevojshme një përkujdesje specifike pas aplikimit të peeling?

    Pas peeling rekomandohet përdorimi i kremrave hidratant dhe qetësues të lëkurës si dhe mbrojtje maksimale nga dielli.

Jeni të interesuar për ndonjë trajtim?

Duke na kontaktuar ju mund të rezervoni një takim.

  • Rreth Nesh

    Klinika Vivia ka sjellë për herë të parë në Shqipëri fjalën e fundit të teknologjisë në funksion të dermo-estetikës. Vivia ofron një gamë të gjerë trajtimesh me laser dhe aparatura të tjera, të gjitha të aprovuara nga FDA (Agjensia e kontrollit të ushqimeve dhe ilaceve). Këto trajtime aplikohen nga mjekët dermatolog, kirurg plastik dhe fizioterapist me teknikat më të fundit në fushën e estetikes jokirurgjikale.