Procedura kryhet vetëm pas konsultimit paraprak me mjeken dermatologe. Efikasiteti i depilimit me lazer varet nga disa faktorë si lloji i lëkurës, tipi i qimes dhe pigmenti. Vetëm mjekja dermatologe mund të përzgjedhë procedurën e duhur lazer për ty.
Në varësi të zonës që do të trajtohet, janë të nevojshme disa seanca. Në secilën seancë, lazeri punon vetëm mbi rrënjët aktive dhe numri i qimeve reduktohet derisa arrihet një lëkurë e lëmuar. Ndaj ky shërbim ofrohet në formë paketash me disa seanca. Gjatë konsultës me mjeken dermatologe do të mësosh numrin e seancave të nevojshme dhe intervalet e kohës për kryerjen e tyre.

Falë ftohësit të inkorporuar në pajisjen MedArt, procedura është me shumë pak dhimbje, ndërsa skaneri lejon që seancat të jenë të shkurtra dhe efikase.

Për më tepër informacion, jeni të mirëpritur të konsultoheni me dermatologen në klinikën VIVIA.

  • Rreth Nesh

    Klinika Vivia ka sjellë për herë të parë në Shqipëri fjalën e fundit të teknologjisë në funksion të dermo-estetikës. Vivia ofron një gamë të gjerë trajtimesh me laser dhe aparatura të tjera, të gjitha të aprovuara nga FDA (Agjensia e kontrollit të ushqimeve dhe ilaceve). Këto trajtime aplikohen nga mjekët dermatolog, kirurg plastik dhe fizioterapist me teknikat më të fundit në fushën e estetikes jokirurgjikale.