Tatuazhi më pelqeu shumë kur e bëra por në këtë fazë të jetës, nuk dua ta kem më. Laseri Medlite në Klinikën VIVIA është zgjedhja e duhur për mua.

Medlite përdor rrezatimin lazer për heqjen e shenjave në lëkurë. Në rastin e tatuazheve, një pulsim lazer depërton nën lëkurë e thithet nga boja. Thithja e shpejtë e energjisë së dritës, bën që boja të shpërbëhet në pjesëza të vogla, të cilat më pas trupi i filtron nëpërmjet proceseve të tij natyrore. Medlite C6 është lazeri më i zgjedhur për eliminimin e tatuazheve duke u cilësuar si “Golden Standard”.

  • Rreth Nesh

    Klinika Vivia ka sjellë për herë të parë në Shqipëri fjalën e fundit të teknologjisë në funksion të dermo-estetikës. Vivia ofron një gamë të gjerë trajtimesh me laser dhe aparatura të tjera, të gjitha të aprovuara nga FDA (Agjensia e kontrollit të ushqimeve dhe ilaceve). Këto trajtime aplikohen nga mjekët dermatolog, kirurg plastik dhe fizioterapist me teknikat më të fundit në fushën e estetikes jokirurgjikale.