PROGRAME TË RINIMIT DHE RIGJENERIMIT TË LEKURËS: FYTYRË, TRUP, SY

  • Fraxel

    Është një procedurë kozmetike joinvazive, e liçensuar nga FDA, i cili përdor rrezet lazer për rigjenerimin e lëkurës duke nxitur prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës në dermis, në lëkurat e dëmtuara dhe të plakura.

    Fraxeli ka një avantazh të madh sepse ka efikasitetin e lazerave ablativë por ndërkohë karakterizohet nga një periudhë shumë e shkurtër shërimi sikurse lazerat jo-ablativë.

    Është trajtimi i duhur për një lëkurë më të re, të freskët, me teksturë të përmirësuar e uniformë dhe pore të zvogëluara.

    Laseri fraxel përdoret për:

    • Shenjat e akneve të vjetra
    • Shenjat e djegieve dhe plagëve
    • Shenjat nga operacionet e ndryshme
    • Njollat e shtatëzanisë apo melazmat
    • Zbutjen e rrudhave rreth syrit
    • Njollat ngjyrë kafe të plakjes
    • Rinimin dhe rigjenerimin e pjesëve të qafës, dekoltesë apo duarve
  • Thermage

    Thermage është një proçedurë kozmetike joinvazive e cila përdor valë në brezin e frekuencës radio për të ngrohur shtresat e kolagjenit në thellësi të lëkurës duke stimuluar kështu prodhimin e kolagjenit të ri.

    Thermage është liçensuar nga FDA si proçedurë joinvazive për trajtimin e rrudhave me efekt lifting. Vetëm me një seancë ju do te keni një pamje më të re dhe një rinim të vërtet disa vjeçar të zonës së trajtuar.

    Kjo është evidentuar klinikisht në mijëra pacientë kryesisht në USA që e konsiderojnë Thermage si një mrekulli të shkencës.

    Thermage është i vetmi trajtim që përdor valët RF për tëdepërtuar në shtresat e thella të lëkurës dhe që ofron:

    • Rifitim të elasticitetit dhe rritje të tonusit me efekt lifting
    • Një lëkurë të lëmuar dhe më të tërhequr
    • Rikonturim përgjatë nofullës dhe mjekrës
    • Zbutje të rrudhave dhe vijëzimeve të lehta përgjatë gojës, syve dhe ballit
    • Lëkurë më të lëmuar të qepallave të syve dhe zonës përreth tyre
  • SILHOUETTE SOFT

    SILHOUETTE SOFT është një risi teknologjike që ju ofron atë çfarë asnjë trajtim tjetër nuk e realizon në një menyrë kaq të thjeshtë: rikonturim të fytyrës, rikthim të volumit dhe reduktim të rrudhave nëpërmjet një trajtimi që zgjat rreth 30 minuta për një rezultat me efekt që zgjat rreth 2 vjet.

    Procedura konsiston në vendosjen e fijeve të absorbueshme që veprojnë duke dhënë efekt lifting të menjëhershëm dhe të dukshëm, dhe në sajë të përbërjes me acid polilaktik nxisin prodhimin natyral të kolagjenit në muajt në vijim duke dhënë rigjenerim të lëkurës.

    Procedurë joinvazive, rezultate natyrale, kthim i menjëhershëm në jetën sociale dhe profesionale.

    • Ripërcakton konturin e mjekrës duke eliminuar varjen.
    • Përmirëson rrudhat e thella përreth gojës.
    • Rikthen volumin në pjesën e mollëzave.
    • Efekt lifting në zonën e qafës.
    • Ngritje e vetullave
    • Tërheqje e qepallës
    SILHOUETTE SOFT® ju ofron një teknologji inovative të vërtetë në shërbim të rinimit.

  • MEZOTERAPIA

    Mezoterapia është një procedurë estetike joinvazive që konsiston në mikroinjektime të substancave të ndryshme si vitamina, minerale, aminoacide, acid hialuronik etj në mezodermë ose shtresën e mesme të lëkurës.

    Pas trajtimit, lëkura duket e shplodhur, shkëlqyese, e hidratuar dhe e tonifikuar. Mezoterapia mund të aplikohet e vetme ose të kombinohet me shumë trajtime anti-aging si Botox, Peeling, rigjenerimin me Lazer, Radiofrekuencë, apo trajtimet me kremra në shtëpi.

    Zonat që trajtohen në mënyrë të suksesshme janë fytyra, qafa, dekolteja, duart dhe celuliti (në kombinim me metoda fizikoterapeutike si endermologjia -LPG).

  • PRP Injeksionet me plazma

    Është trajtim që konsiston në injektimin në lëkurë të plazmës të pasuruar me trombocite e cila merret nga gjaku juaj duke u bazuar në aftësinë e trombociteve për të stimuluar prodhimin e kolagjenit. PRP përdoret për rigjenerimin e fytyrës, qafës, dekoltesë, zona të tjera të trupit si dhe për stimulimin e rritjes së flokëve në skalp. Një seancë zgjat rreth 1 orë (në varësi të zonave që do të trajtohen) dhe për një rezultat më të mirë rekomandohen 3 seanca në distancë 4-8 javë nga njëra tjetra. PRP vepron mbi lëkurë duke përmirësuar teksturën, poret dhe tonin e saj brenda 8 javëve. Rigjenerimi i plotë i kolagjenit ndodh brenda 3 muajsh dhe efekti zgjat 12-18 muaj. PRP është një trajtim i sigurt pasi përdoret gjaku juaj dhe evitohen reaksionet alergjike.

  • BOTOX

    Botox ose “toksina botulinike A” është një substancë e përpunuar dhe e purifikuar për të nxjerrë një produkt steril që shkakton relaksim të muskujve të fytyrës. Menjëherë pas ndërhyrjes fytyra ripërtëritet, freskohet dhe tregon disa vite më e re.

    Është një metodë e aprovuar nga FDA si një nga trajtimet jo-kirurgjikale për përmirësimin e estetikës së fytyrës. Proçesi zgjat jo më shumë se 15 minuta.

    Botox përdoret tek:

    • rrudhat rreth syrit
    • rrudhat mes vetullave
    • rrudhat e ballit
    • asimetrinë e vetullave ose kur vetullat janë të ulura
    • rrudhat mbi hundë
    • muskujt rreth buzëve
    • Botox përdoret gjithashtu për reduktimin e hiperhidrozës apo të djersitjes së tepërt në sqetulla, pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.
  • MBUSHËS KOZMETIK

    Materialet që përmbajnë acidin hyaluronik drejtojnë rrudhat menjëherë, rrisin ose rregullojnë format e buzëve dhe mbushin në mënyrë perfekte gropat e lëkurës. Ato krijojnë volum në lëkurë dhe i japin asaj një pamje të shëndetshme dhe të freskët.

    Këto materiale mbushjeje nuk janë të dëmshme sepse përmbajnë acidin hyaluronik, që gjendet normalisht edhe në trupin tonë.

  • TONIFIKIM I LËKURËS ME LASER MEDLITE

    Medlite është në aparaturë joinvazive e miratuar nga FDA që përdoret për zbutjen e rrudhave të holla, rinimin dhe rigjenerimin e lëkurës duke njëtrajtësuar teksturën e saj, nëpërmjet nxitjes së prodhimit natyral të kolagjenit.

    Trajton pa e rrjepur lëkurën dhe në të njëjtën kohë është përdorur me sukses edhe për problemet e shenjave të akneve.

  • PEELING KIMIK

    Përdoret për zhdukjen ose pakësimin e çrregullimeve të lëkurës dhe formon një pamje më të freskët dhe të pastër. Në këtë metodë përdoret acidi glikolik që njihet dhe si acidi i frutave, acidi laktik ndryshe acidi i qumështit, acidi salicilik i përshtatshëm për lëkurat me akne, acidi trichloracetik (TCA) i përshtatshëm edhe për njollat më rezistente. Këto preparate i japin lëkurës mundësinë e rigjenerimit në kohë të shpejtë.

HOLLIM, TONIFIKIM I TRUPIT DHE TRAJTIM I CELULITIT

  • Zeltiq

    Kjo proçedurë revolucionare konsiston në përdorimin e një metode të kontrolluar ftohjeje, e quajtur “cryolipolysis” e cila detekton (target-on), ftoh dhe shkatërron qelizat e dhjamit pa dëmtuar indin përreth.

    Pas proçedurës së Zeltiq-ut e cila zgjat 1 orë, metabolizmi i trupit tuaj vihet në punë. Në 2-4 muajt pasardhës qelizat e dhjamit të kristalizuara, shpërbëhen dhe largohen në mënyrë natyrale nga trupi juaj.

  • LPG

    Pakëson në mënyrë të theksuar pamjen si lëkurë portokalli që krijohet nga celuliti. Është cilësuar nga përdoruesit e saj si aparatura e vetme me rezultate të dukshme ndaj celulitit. Drejton konturet e trupit në pjesët ku aplikohet, ul edemën (enjtjen), shton qarkullimin e gjakut dhe bën në këtë mënyrë që lëkura të rigjallërohet dhe lëmohet.

    Zakonisht aplikohet një paketë prej 15 seancash, 2 ose 3 herë në javë.

  • TRAJTIMI I CELULITIT ME THERMAGE

    Trajtimi i celulitit me Thermage është një aplikim me valë radiofrekuence të cilat ngrohin kolagjenin dhe yndyrnat nën lëkurë, zvogëlojnë qelizat dhjamore të celulitit dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

    Kjo metodë tepër e avancuar ka aprovim nga FDA dhe përmirëson dukshëm pamjen e celulitit vetëm me një seancë.

Eleminimi i tatuazheve

  • HEQJA E TATUAZHEVE ME MEDLITE C6

    Medlite është një pajisje joinvazive e cila përdor rrezatimin lazer për heqjen e tatuazheve. Parimi i punës është i thjeshtë: drita thithet nga objektet e errëta.

    Tek tatuazhet një pulsim lazer me intensitet e gjatësi vale specifike depërton nën lëkurë e thithet nga boja. Thithja e shpejtë e energjisë së dritës bën që boja të shpërbëhet në pjesëza të vogla, të cilat më pas trupi i filtron nëpërmjet proceseve të tij natyrore.

    Bojrat e errëta si bluja apo e zeza shpërbëhen më lehtë, po ashtu portokallia dhe vjollca. Ngjyrat më të vështira janë jeshilja dhe e verdha, për të cilat zakonisht nevojiten trajtime shtesë.

    Heqja e tatuazheve profesionale kërkon 6-15 seanca (ndërsa e atyre amatore më pak), të cilat kryhen në intervale kohore prej 4 deri në 8 javë, vetëm pas konsultimit paraprak me mjeken dermatologe. Ajo vendos me përafërsi numrin dhe shpeshtësinë e seancave.

    Menjëherë pas trajtimit, mbi zonën ku është punuar aplikohet një pomadë antibakteriale. Zona duhet mbajtur e pastër dhe nuk duhet fërkuar. Dushi mund të bëhet duke filluar nga e nesërmja. Mjekja dermatologe do t’ju japë instruksionet e duhura për kujdesin që duhet treguar mbi zonën e trajtuar.

    Pajisja Medlite është cilësuar si “Golden Standard” për heqjen e tatuazheve.

DEPILIM PERMANENT

  • DEPILIM ME LAZER DIODE

    Medart është një pajisje joinvazive, e cila përdor rrezatimin lazer për të siguruar depilimin permanent.

    Parimi është i thjeshtë: objektet e errëta thithin dritën. Ndaj duke lëshuar rreze lazeri me gjatësinë e valës dhe intensitetin specifik që kërkon zona e targetuar, është e mundur të veprohet vetëm mbi rrënjën e qimes pa prekur zonën përreth. Si rezultat i rrezatimit, folikula (rrënja e qimes) nxehet e më pas shpërbëhet.

    Skaneri i inkorporuar në pajisje lejon punë të shpejtë duke mbuluar zona më të mëdha në një kohë më të shkurtër, ndërsa ftohësi mënjanon irritimet e mundshme të shtresave të sipërme të lëkurës si pasojë e ekspozimit ndaj nxehtësisë. Medart ofron një trajtim të sigurt dhe efikas.

  • DEPILIM ME LAZER MEDLITE

    Lazeri MedLite është një ndër lazerat më të sigurtë dhe më me pak efekte anësore që përdoren sot për depilimin. Ai ofron një dimension të ri në trajtimin e qimeve të padëshiruara. Lazeri MedLite prodhon pulse të shkurtra drite që depërtojnë në lëkurë dhe shkatërrojnë qimen nëpërmjet një proçesi foto mekanik pa dëmtuar indet përreth. Komoditeti gjatë trajtimit është një nga avantazhet kryesore të këtij lazeri pasi zgjat pak dhe nuk shoqërohet me dhembje apo nxehje të lëkurës.

TRAJTIM I NJOLLAVE DHE PROBLEMEVE TË LËKURËS

  • FRAXEL

    Është një procedurë kozmetike joinvazive, e liçensuar nga FDA, i cili përdor rrezet lazer për rigjenerimin e lëkurës duke nxitur prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës në dermis, në lëkurat e dëmtuara dhe të plakura.

    Fraxeli ka një avantazh të madh sepse ka efikasitetin e lazerave ablativë por ndërkohë karakterizohet nga një periudhë shumë e shkurtër shërimi sikurse lazerat jo-ablativë.

    Është trajtimi i duhur për një lëkurë më të re, të freskët, me teksturë të përmirësuar e uniformë dhe pore të zvogëluara.

  • HEQJA E NJOLLAVE ME MEDLITE

    MedLite përdoret për trajtimin e shenjave sipërfaqësore të akneve, njollave nga dielli dhe njollave të tjera të ngjashme të lëkurës.

    Drita e laserit thithet nga pigmenti i melaninës, pigmenti i hemoglobinës në enët e gjakut si dhe nxit prodhimin e kolagjenit.

    Për njollat sipërfaqësore arrihet një rezultat i kënaqshëm për një periudhë të shkurtër ndërsa për njollat më të thella përdoret energji më e lartë laseri dhe nevojiten më shumë seanca.

  • PEELING KIMIK

    Përdoret për zhdukjen ose pakësimin e çrregullimeve të lëkurës dhe formon një pamje më të freskët dhe të pastër.

    Në këtë metodë përdoret acidi glikolik që njihet dhe si acidi i frutave, acidi laktik ndryshe acidi i qumështit, acidi salicilik i përshtatshëm për lëkurat me akne, acidi trichloracetik (TCA) i përshtatshëm edhe për njollat më rezistente.

    Këto preparate i japin lëkurës mundësinë e rigjenerimit në kohë të shpejtë.

  • PEELING QELIZOR ME LASER

    Peeling me laserin MedLite përdoret për rregullimin e shenjave të lëkurës të shkaktuara nga plakja dhe nga rrezet ultraviolet.

    Trajtimi ka për qëllim të përmirësojë parregullsinë e pigmentit në shtresën e sipërme të lëkurës, problemet e teksturës (njëtrajtshmërisë) dhe zvogëlon poret. Rezultati është një rigjenerim i dukshëm i lëkurës dhe eleminim i njollave të lëkurës.

TRAJTIME TË SPECIALIZUARA

  • TRAJTIMI I STRIJEVE (plasaritjeve te lëkurës)

    Arsyeja e plasaritjeve të lëkurës (krijimi i strijeve) është pakësimi i elastinës si edhe ndryshimet në peshë dhe gjatësi.

    Sinteza e elastinës pakësohet pas moshës 15 vjeç prandaj plasaritjet e para shfaqen në këtë moshë. Më pas gjatë shtatëzanisë për shkak të ndryshimit të peshës shpesh herë strijet shfaqen në zonën e barkut dhe vitheve.

    Ato të krijuara prej 3 vitesh janë të kuqe dhe të fryra, kurse ato për më shumë se 3 vite janë të bardha dhe të drejta. Lazeri i trajton strijet kur ato janë me ngjyrë të kuqe duke stimuluar kolagjenin dhe drejtuar fibrat elastikë. Seancat aplikohen me periudha 6 javore midis seancash.

  • TRAJTIMI I KAPILARËVE TË DUKSHËM

    Lazeri është zgjedhja më e përshtashme për trajtimin e kapilarëve me diametër 1-3 mm.

    Drita e lazerit përthithet nga hemoglobina (elementi me ngjyrë i gjakut) dhe gjeneron nxehtësi duke nxitur shkatërrimin e mureve të kapilarëve dhe eliminimin e tyre.

    Numri i seancave varion 3-8 sipas zonës së trajtuar, me një hapësirë kohore 4-6 javë ndërmjet seancave.

  • VIZITE DHE TRAJTIME DERMATOLOGJIKE

    Konsultat dhe trajtimet e sëmundjeve të lëkurës me aplikimin e lazerit, kryhen nga mjeku dermatolog.

  • TRAJTIM I DJERSITJES SË TEPËRT ME BOTOX

    Djersitja e tepërt quhet “hiperhidrozë” në gjuhën mjekësore dhe është më e shpeshtë tek sqetullat, duart dhe këmbët. Djersitja shkakton probleme të cilat mund të kenë ndikime sociale te meshkujt dhe femrat.

    Shkaqet e djersitjes janë stresi, funksioni i tepërt i gjendrës tiroide, gjendrat mbiveshkore, menopauza, hipoglicemia, mbipesha, ilaçet që përdoren për trajtimin e disa llojeve të kancerit si edhe hormonet. Ndonjëherë djersitja e tepërt mund të jetë edhe gjenetike.

    Botox-i është një nga mënyrat e pakta dhe efektive në trajtimin e djersitjes së shtuar.

    Trajtimi me Botox në zonat e djersitjes së tepërt është shtuar shumë në vitet e fundit dhe pacientët që e kanë provuar thonë shpesh që është një zgjidhje fantastike për problemin e tyre sa shëndetësor aq edhe social.

    Botox-i injektohet në zonën ku djersitja është e tepërt, poshtë sqetullës, dhe bllokon përkohësisht nervat që nxisin gjëndrat e djersitjes, duke ndalur kështu totalisht djersitjen.

    Botox-i aplikohet në zonat e djersitjes me anë të një gjilpëre të hollë. Efekti vihet re brenda javës së parë të aplikimit dhe zgjat 4 deri në 8 muaj.

    Kur efekti ulet, Botox-i aplikohet përsëri. Përdoret sipas djersitjes së personit dhe sidomos në muajt e verës, në sqetull, pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.

TRAJTIME TË FYTYRËS DHE TRUPIT ME PRODUKTE PROFESIONALE

  • TRAJTIME FYTYRE

    Pastrim i thjeshtë i fytyrës
    Kryhet për reduktimin e akneve, pastrimin e pikave të zeza dhe të bardha,shoqërohet me aplikimin e produkteve më të mira profesionale, si maska rigjeneruese, purifikuese dhe sensitive.

    Trajtim i fytyres me maskën GOLD
    Një nga metodat më të reja globale që vepron si përgjigje kundër plakjes kutane të fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Është një trajtim i cili tonifikon, rigjeneron dhe jep efekt lifting.

    Trajtim i fytyrës me vitaminë C
    Maskë antistres me përmbajtje ekstrakti portokalli që hidraton, shkëlqen dhe zvogëlon hiperpigmentimet. Maska ka efekt antioksidant në të gjitha tipet e lëkurës dhe mbron nga dëmtimi prej rrezatimit UV.

  • MASAZHE TRUPI

Jeni të interesuar për ndonjë trajtim?

Duke na kontaktuar ju mund të rezervoni një takim.

  • Rreth Nesh

    Klinika Vivia ka sjellë për herë të parë në Shqipëri fjalën e fundit të teknologjisë në funksion të dermo-estetikës. Vivia ofron një gamë të gjerë trajtimesh me laser dhe aparatura të tjera, të gjitha të aprovuara nga FDA (Agjensia e kontrollit të ushqimeve dhe ilaceve). Këto trajtime aplikohen nga mjekët dermatolog, kirurg plastik dhe fizioterapist me teknikat më të fundit në fushën e estetikes jokirurgjikale.