Me anë të analizes komplekse “VISIA” përcaktohen të gjithë problemet e lëkurës së fytyres deri në shtresat më të thella të saj si psh: gjëndja e përgjithshme e lëkurës, pigmentimet, madhësia e poreve, porfirina, prania e baketerieve, njollat nga rrezatimi UV, tekstura e lëkurës dhe rrudhat. Duke u bazuar në këtë raport, mjekja dermatologe do ju japë këshillat e duhura për trajtimet që duhet të kryeni dhe produktet që janë të përshtatshme për ju. Në këtë mënyrë ju do të jeni të informuar me saktësi rreth problematikave të lëkurës suaj.

  • Rreth Nesh

    Klinika Vivia ka sjellë për herë të parë në Shqipëri fjalën e fundit të teknologjisë në funksion të dermo-estetikës. Vivia ofron një gamë të gjerë trajtimesh me laser dhe aparatura të tjera, të gjitha të aprovuara nga FDA (Agjensia e kontrollit të ushqimeve dhe ilaceve). Këto trajtime aplikohen nga mjekët dermatolog, kirurg plastik dhe fizioterapist me teknikat më të fundit në fushën e estetikes jokirurgjikale.