Skip to content Skip to footer

Si funksionon epilimi me lazer

Procedura kryhet vetëm pas konsultimit paraprak me mjeken dermatologe. Efikasiteti i epilimit me lazer varet nga disa faktorë si lloji i lëkurës, tipi i qimes dhe pigmenti. Vetëm mjekja dermatologe mund të përzgjedhë procedurën e duhur lazer për ty.
Në varësi të zonës që do të trajtohet, janë të nevojshme disa seanca. Në secilën seancë, lazeri punon vetëm mbi rrënjët aktive dhe numri i qimeve reduktohet derisa arrihet një lëkurë e lëmuar. Ndaj ky shërbim ofrohet në formë paketash me disa seanca. Gjatë konsultës me mjeken dermatologe do të mësosh numrin e seancave të nevojshme dhe intervalet e kohës për kryerjen e tyre.

Falë ftohësit të inkorporuar në pajisjen MedArt, procedura është me shumë pak dhimbje, ndërsa skaneri lejon që seancat të jenë të shkurtra dhe efikase.

Për më tepër informacion, jeni të mirëpritur të konsultoheni me dermatologen në klinikën VIVIA.

    Zgjidhni trajtimet për të cilët jeni të interesuar nga lista e mëposhtme dhe plotësoni informacionin e kontaktit.

    Trajtime për rinim dhe rigjenerim të Lëkurës: Fytyrë, Trup, Sy

    Hollim, tonifikim i trupit dhe trajtim i celulitit

    Epilim me Lazer

    Trajtim i Njollave dhe problemeve të Lëkurës

    Trajtime të Specializuara

    Trajtime të Fytyrës dhe Trupit me Produkte Profesionale