Skip to content Skip to footer

Dermatoskopia për kontrollin e nishaneve

Çfarë është Dermatoskopia?

Dermatoskopia është një teknikë diagnostikuese që përdor pajisje të veçanta për të analizuar struktura të padukshme të lëkurës me sy të lirë. Përdoret një pajisje që quhet dermatoskop, e cila lejon specialistët tanë të shohin detajet më të thella të nishaneve dhe njollave, duke i analizuar në mënyrë të detajuar strukturat e tyre. Kjo metodë është jashtëzakonisht e dobishme për të identifikuar ndryshime të vogla në ngjyrë, formë ose madhësi, që mund të jenë të lidhura me probleme më serioze, përfshirë melanomat apo kancerin e lëkurës.

Dermatoskopia është një nga shërbimet më të rëndësishme dhe të specializuara që ofrohet në klinikën dermo-estetike Vivia. Ky proces i avancuar i ekzaminimit të lëkurës fokusohet në monitorimin e shenjave të ndryshme në lëkurë, siç janë nishanet dhe njollat, për të ndihmuar në diagnostikimin e hershëm të çrregullimeve të mundshme dermatologjike dhe për të parandaluar zhvillimin e komplikacioneve të mëtejshme.

    Zgjidhni trajtimet për të cilët jeni të interesuar nga lista e mëposhtme dhe plotësoni informacionin e kontaktit.

    Trajtime për rinim dhe rigjenerim të Lëkurës: Fytyrë, Trup, Sy

    Hollim, tonifikim i trupit dhe trajtim i celulitit

    Epilim me Lazer

    Trajtim i Njollave dhe problemeve të Lëkurës

    Trajtime të Specializuara

    Trajtime të Fytyrës dhe Trupit me Produkte Profesionale