Epilimi me Laser
A është epilimi me lazer i përhershëm (permanent)?
Deri më sot asnjë lazer nuk ka marrë aprovimin e FDA për depilim të përhershëm të qimeve. Gjithsesi, MedArt 435 është ndër lazerat e paktë që janë njohur nga FDA për reduktimin permanent të qimeve deri në 85% ose më shumë. Është e mundur që pas një numri të caktuar seancash, folikujt (rrënjët e qimeve) në zonën e trajtuar mund të mos shkatërrohen plotësisht por prodhojnë vetëm qime të holla pothuajse te padukshme të cilat nuk detektohen më nga lazeri.
A është ky trajtim i sigurt?
MedArt 435 ka një gjatësi vale 810 nm, gjatësi kjo që nuk i kapërcen kufijtë e shtresave të lëkurës dhe përthithet specifikisht vetëm nga pigmenti (melanina) që gjendet ne folikulin e qimes, duke mos prekur indin përreth. MedArt 435 ka të inkorporuar një sistem ftohës që mënjanon irritimet e mundshme të lëkurës.
Sa trajtime mund të më nevojiten?
Numri i trajtimeve varet nga ngjyra e qimes dhe e lëkurës. Sa me e çelët lëkura dhe më e errët qimja aq më lehtësisht të trajtueshme janë. Numri i seancave përgjithësisht varion nga 6-10.
Kush i aplikon trajtimet?
Trajtimet aplikohen nga mjeke të trajnuara dhe specializuara për një gamë të gjërë shërbimesh dermo-estetike me lazer.
Për sa kohë fillojnë të duken rezultatet?
Rezultatet duken 10-15 ditë pas çdo seance.
Fraxel Co2
Cilat janë përfitimet e trajtimit me Fraxel Co2?
- Lëkurë më e lëmuar dhe e freskët
- Teksturë e përmirësuar e lëkurës
- Eliminimi i njollave kafe të padëshiruara
- Pakësim i dukshëm i rrudhave rreth syve
- Përmirësim i shenjave të akneve dhe shenjave postkirurgjikale
Si është proçedura e trajtimit me Fraxel Co2?
Në fillim pastrohet lëkura e zonës që do të trajtohet,pastaj vendoset një krem anestezik 30-60 min përpara trajtimit. Një seancë me fraxel re:store për të gjithë fytyrën zgjat 25-30 min.
Sa seanca do të më duhen dhe sa larg njëra-tjetrës aplikohen?
Numri i seancave dhe koha në mes tyre varet nga patologjia e lëkurës suaj dhe aftësia e saj për tu rigjeneruar. Periudha kohore mes seancave është 2 deri në 4 javë. Rezultatet janë të menjëhershme dhe progresive, me përmirësim optimal dhe të dukshëm, zakonisht në 2-3 muajt e parë. Kjo periudhë kohore mundëson shërimin e plotë dhe prodhimin e kolagjenit të ri dhe elastinës për të zëvendësuar indet e dëmtuara.
Si të kujdesem për lëkurën pas trajtimit me Fraxel?
- Përdorni krem mbrojtës ndaj rrezeve të diellit me SPF 30 ose më shumë.
- Evitoni ekspozimin e gjatë në diell për të paktën 3 muaj pas trajtimit.
Sa kushton një trajtim me Fraxel Co2 restore për të gjithë fytyrën?
Një trajtim me Fraxel restore për të gjithë fytyrën kushton 500 Euro.
Thermage
Çfarë mund të trajtohet me Thermage?
Me Thermage mund të trajtohet plakja, rrudhat dhe lëshimi i lëkurës së fytyrës dhe syve. Gjithashtu mund të trajtohet celuliti në zonën e kofshëve dhe vitheve, trajtim ky që shoqërohet me tonifikim, konturim dhe ngritje të tyre. Thermage është një alternativë shumë e mirë trajtimi e rrudhosjes dhe varjes së lëkurës së krahëve dhe barkut sidomos pas shtatzanisë.
Sa seanca rekomandohen për një efekt të kënaqshëm?
Thermage aplikohet në një seancë te vetme.
Sa kohë pas aplikimit vihen re efektet dhe sa kohë zgjasin?
Efektet fillojnë të bëhen të dukshme 2 deri në 6 muaj pas aplikimit të Thermage. Rezultatet mund të zgjasin për shumë vite, në varësi kjo të tipit të lëkurës dhe moshës.
Sa kohë zgjat trajtimi?
Koha e trajtimit varet nga zona që trajtohet , 30 deri në 90 minuta.
A shoqërohet me efekte anësore?
Efektet anësore janë shumë të rralla. Përfshijnë skuqje, enjtje, formimin e vezikulave të mbushura me ujë të cilat më vonë formojnë kore dhe zhduken.
Zeltiq
Çfarë rezultatesh priten pas trajtimit?
Sipas studimeve klinike pas një procedure me Zeltiq pritet një pakësim 20% deri në 40% i indit dhjamor në zonën e trajtuar. Zeltiq mund të përsëritet disa herë sipas pritshmërisë së çdo pacienti. Ju mund të vendosni për numrin e trajtimeve së bashku me mjekun tuaj.
Çfarë ndjen gjatë trajtimit me Zeltiq?
Në minutat e para të trajtimit ju do të keni një ndjesi tërheqjeje dhe ftohjeje. Kjo kalon shpejt dhe pjesa tjetër e trajtimit që zgjat rreth një ore është e rehatshme. Ju mund ta kaloni kohën duke lexuar, punuar në laptop apo dhe duke fjetur.
Kur do të shoh rezultate?
Ju mund të filloni të shihni rezultatet e para që pas tre javësh e ato më të dukshmet pas dy muajve. Por trupi juaj vazhdon të eliminojë gradualisht qelizat dhjamore të shkatëruara nga Zeltiq deri në 6 muaj pas trajtimit.
A janë rezultatet të përhershme (permanente)?
Zeltiq eliminon qelizat dhjamore në zonën e trajtuar por ju duhet të vazhdoni të ruani peshën tuaj konstante duke u kujdesur për ushqimin dhe aktivitetin fizik duke bërë të mundur që rezultatet e Zeltiq të jenë afatgjata.
LPG (Lipomassage)
Sa kohë duhet për të parë rezultatet?
Ju mund të dalloni ndryshimin që pas seancës së parë. Zonat e trajtuara bëhen më pak voluminoze dhe kanë një qarkullim më të mirë të gjakut. Lëkura juaj bëhet më e butë dhe e lëmuar. Pas 6 seancash rezultatet janë akoma më të dukshme: lëkura juaj, në fillim e ngjashme me lëkurën e portokallit, tashmë është më e njëtrajtshme dhe e lëmuar, dhe format tuaja janë më të rregullta dhe të tonifikuara.
A duhet ndjekur ndonjë dietë njëkohësisht me seancat e LPG?
Gjithçka varet nga pesha dhe pritshmëritë tuaja. Pothuajse të gjitha llojet e dietave ju ndihmojnë të humbni peshë, por rrallë ju ndihmojnë për humbjen e peshës në pjesët e trupit që ju dëshironi. Efekti i LPG-së nuk ndikohet nga asnjë lloj diete. Lippomassage trajton pikërisht shtresat dhjamore të zonave që ne specifikisht dëshirojmë.
Pse duhet të jemi aktiv pas seancave të LPG?
Të qënit aktiv pas LPG i përforcon rezultatet e saj.
A janë afatgjatë rezultatet?
Rezultatet shfaqen shpejt dhe zgjasin. Zakonisht është e mjaftueshme një seancë mirëmbajtjeje në muaj, pas përfundimit të një programi me LPG.
Në cilat raste nuk mund te aplikohet LPG?
LPG nuk mund të aplikohet gjatë shtatëzanisë, në rastet e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut, herniet inguinale, flebitis, infeksione të lëkurës dhe në rastet e sëmundjeve kancerogjene
Filler
Çfarë është Filler dhe përse përdoret?
Filler-at kanë si bazë acidin hyaluronic, një substancë organike që lidh ujin në qeliza. Përdoren për trajtimin e rrudhave të moderuara ose të thella, gropave, rritjen e volumit të buzëve, konturimin e fytyrës.
Sa kohë pas aplikimit duken efektet?
Efektet janë të dukshme menjëherë pas injektimit të substancës mbushëse.
Sa kohë zgjat efekti?
Efekti zgjat 6 deri në 12 muaj.
A shoqërohet trajtimi me shenja në lëkurë dhe kur mund ti rikthehem aktivitetit të përditshëm?
Në raste të rralla trajtimi mund të shoqërohet me shenja të zeza-blu të cilat kalojnë brenda pak ditëve. Ju mund ti ktheheni menjëherë aktivitetit tuaj të përditshëm.
Trajtimi i Rrudhave
Kur shihen rezultatet pas trajtimit te rrudhave dhe sa zgjasin efektet e tij?
Rezultatet fillojnë të duken 3 ditë pas trajtimit dhe arrijnë maksimumin e tyre 7-10 ditë më pas. Efekti i botox-it zgjat 4-6 muaj.
Kush i kryen trajtimet e rrudhave?
Botox-i, në klinikën tonë aplikohet nga mjekë të specializuar në fushën e dermoestetikes.
A do të ndryshojë mimika ime pas trajtimit te rrudhave?
Pavarësisht se rezultatet e botox-it janë të dukshme, mimika e fytyrës suaj nuk ndryshon në mënyrë radikale. Shprehija e fytyrës mbetet natyrale por tashmë me më pak rrudha.
Çfarë ndodh nëse unë vendos të mos e vazhdoj trajtimin e rrudhave?
Në momentin që ju vendosni të mos e vazhdoni trajtimin me botox, ktheheni në gjendjen që ishit para trajtimit ndërkohë, keni shmangur krijimin e rrudhave të reja gjatë kohës që keni qenë nën efektin e botox-it.
Sa kushton një trajtim për rrudhat?
Një trajtim kushton 250 euro.
Peeling Kimik
A mund të aplikohet peeling dhe në lëkurat pa probleme dhe pse?
Peeling mund të aplikohet në çdo tip lëkure. Aplikimi i peeling e bën çdo lëkurë të duket më e lëmuar, e shkëlqyeshme dhe vitale.
Sa seanca rekomandohen për një rezultat të dukshëm?
Zakonisht, 4-6 seanca janë të mjaftueshme për një efekt të kënaqshëm. Në lëkura me probleme mund të nevojiten deri në 8 seanca.
Në çfarë sezoni rekomandohet trajtimi i lëkurës me peeling?
Trajtimet rekomandohen të kryhen gjatë sezonit vjeshtë-dimër.
A është e nevojshme një përkujdesje specifike pas aplikimit të peeling?
Pas peeling rekomandohet përdorimi i kremrave hidratant dhe qetësues të lëkurës si dhe mbrojtje maksimale nga dielli.