Është një procedurë kozmetike joinvazive, e liçensuar nga FDA, i cili përdor rrezet lazer për rigjenerimin e lëkurës duke nxitur prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës në dermis, në lëkurat e dëmtuara dhe të plakura.
Fraxeli ka një avantazh të madh sepse ka efikasitetin e lazerave ablativë por ndërkohë karakterizohet nga një periudhë shumë e shkurtër shërimi sikurse lazerat jo-ablativë.
Është trajtimi i duhur për një lëkurë më të re, të freskët, me teksturë të përmirësuar e uniformë dhe pore të zvogëluara.
Laseri Fraxel Co2 përdoret për:
- Shenjat e akneve të vjetra
- Shenjat e djegieve dhe plagëve
- Shenjat nga operacionet e ndryshme
- Njollat e shtatëzanisë apo melazmat
- Zbutjen e rrudhave rreth syrit
- Njollat ngjyrë kafe të plakjes
- Rinimin dhe rigjenerimin e pjesëve të qafës, dekoltesë apo duarve